Përmbytjet në Greqi/ Një grua e bllokuar në makinë përpiqet të dalë nga uji

Përrenjtë e rrëmbyeshëm përmbytën rrugët në Megara dhe Nea Peramos në Greqi.

Në foton e bërë publike nga Dimitris Vordos, nënkryetari i bashkisë së zonës, tregon një grua e ndodhur në mes të ujit po përpiqet të çlirohet nga automjeti i saj.

Sipas tij lumi në zonën e Kamaras është fryrë sepse uji po rrjedh poshtë drejt Lakkës dhe Almyres, dhe ai rekomandon që banorët të zhvendosen në vende më të larta.

Greqia prej disa ditësh po përballet me stuhi të forta dhe reshje intensive shiu për shkak të motit ekstrem nga stuhia “Bajron"