Hajdari: Berisha kandidatura më e fortë përballë Edi Ramës
Rudina Hajdari ka folur mbi zhvillimet e fundit në Partinë demokratike ku është shprehur se Kreu i PD Sali Berisha është i vetmi kandidat i fortë kundër Ramës.
E ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, ajo u shpreh se zoti Berisha mbetet kandidatura më e fortë brenda Partisë Demokratike përballë Edi Ramës, ndërsa ende nuk sheh një figurë tjetër që mund t’i bëjë ballë në mënyrë serioze.
Hajdari theksoi gjithashtu nevojën për krijimin e një ekipi të fortë që të garantojë kontrast të qartë me qeverinë aktuale dhe të shfrytëzojë të gjitha resurset dhe kapacitetet brenda PD-së.
'Ideja ishte le të krijojmë një ekip të fortë që të bëjmë kontrastin midis qeverisë Rama dhe asaj që do vijë me një ekip të ri, sepse Partia Demokratike i ka të gjitha resurset, i ka të gjithë njerëzit e duhur për ta bërë këtë gjë'-shprehet ajo
“U gjykua që zoti Berisha ishte e vetmja kandidaturë që të ishte përballë zotit Rama, më i forti. Ndoshta, ky mund të jetë një realitet. Unë ende nuk shikoj një figurë të fortë brenda Partisë Demokratike që mund t'i bëjë ballë, se duhet të jetë atillë. Që të shkosh përballë tij nuk është e lehtë. Edhe të shkosh përballë Edi Ramës nuk është e lehtë. Ndaj, këta që janë sot, që po mundohem të lëvizin gurët, që është një gjë shumë normale, por mbas 11 majit, në momentin që nuk u morën këto parasysh, ideja ishte le të krijojmë një ekip të fortë që të bëjmë kontrastin midis qeverisë Rama dhe asaj që do vijë me një ekip të ri, sepse Partia Demokratike i ka të gjitha resurset, i ka të gjithë njerëzit e duhur për ta bërë këtë gjë”, deklaroi Hajdari.