Pazari i ri në PS/ Autori i 'Plug' tregon si po blihet influenca e Xhafajt me licencë fotovoltaike për dhëndrin

Një skandal i ri politik me nuanca të forta klienteliste po demaskohet brenda Partisë Socialiste, ku koncesionet për parqe fotovoltaike dyshohet se po përdoren si mjet për të blerë influencë politike dhe për të siguruar mbrojtje nga drejtësia.

Në qendër të akuzave janë ministra, kryebashkiakë dhe ish-zyrtarë të lartë, ndërsa përfituesit kryesorë janë familjarë të figurave kyçe, si dhëndri i ish-ministrit, deputetit Fatmir Xhafaj, një nga eksponentët kryesorë të Partisë Socialiste.

Julian Hoxhaj , autori i emisionit investigative Plug në Syri TV zbulon si dhëndri i Fatmir Xhafajt, ish drejtori i Bashkisë së Tiranës merr licencë nga Balluku

“Fatmir Xhafaj është një nga politikanët më jetëgjatë në Partinë Socialiste që tëjkalon edhe Gramoz Ruçin, që dihet se kush është Gramoz Ruçi.

Këta njerëz po investohen për ta kapur edhe sistemin e drejtësisë në mënyrë kapilare, që të mbrohen nga ato dëme që supozohet, që në fakt për mua nuk janë dëme, që po i bën, po themi, drejtësia e re Partisë Socialiste.

Dhe mënyra se si këta e kapin, zbulohet apo nënkupton që ka edhe një benefit financiar mbrapa. Ka një faturë financiare.

Dhe në emisionin e mbrëmjes së të mërkurës, ne kemi zbuluar se kjo faturë financiare lidhet drejtpërdrejt me koncesione siç ishte rasti i përfitimit të një leje dhe licence për park fotovoltaik.

Dhe çfarë kemi aty? Zbulojmë që familjarët e Fatmir Xhafajt, së bashku me familjarët e ish-drejtuesit të Gardës, sot kryetar bashkie në Tepelenë, së bashku marrin një kompani e cila përfiton një leje për park fotovoltaik nga ministrja dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Dhe deri këtu e kupton pse dhe si funksionon mekanizmi brenda Partisë Socialiste. Pra, si blihen influencat. Pra, nuk kemi të bëjmë me një parti që funksionon mbi parime, mbi ideologji, por kemi një parti që funksionon mbi pazare të qarta. Dhe për çfarë i duhej Belinda Ballukut Fatmir Xhafaj? I duhej pikërisht për t'i bërë atë mbështetje që i ka bërë gjithë kohës Erion Veliajt. Dhe i duhet pikërisht sepse Belinda Balluku e di shumë mirë...

E gjithë skema merr një dimension edhe më kompleks kur shihet nën dritën e situatës së vetë ministres Balluku. Ajo është aktualisht nën hetim nga SPAK, por akuzat ndaj saj konsiderohen çuditërisht të lehta, duke u kufizuar në "shkelje të barazisë në tendera" dhe jo "korrupsion", pavarësisht dëmit qindra milionë eurosh në afera si ajo e tunelit të Llogarasë. Kjo ka ngritur dyshime se procesi hetimor mund të jetë i dizajnuar për ta mbrojtur atë, dhe skandali i ri fotovoltaik vetëm sa shton pyetjet mbi rolin e saj.

“SPAK nuk e ka parë të arsyeshme që të ngrejë akuzën e korrupsionit. Sepse shkelja e barazisë në tendera është një akuzë amnistuese. Shkelja e barazisë në tendera është një akuzë procedurale. Dhe mënyra se si po vepron SPAK për mendimin tim, është e gabuar. Dhe SPAK duhet që për Belinda Ballukun të kishte masë sigurie, të shkonte në parlament, të kërkonte detyrim paraqitje apo të them masën më të lehtë, minimumi, por sigurisht që duhet të kishte masa shtrënguese më të rënda për shkak të pasojës, sepse shkelja e barazisë në tendera nuk bëhet sepse u ngatërruan, po themi, komisioni aty dhe nuk e lexoi mirë ligjin. Shkelja e barazisë në tendera ka një pasojë dhe kjo pasojë është fatura financiare. Dhe fatura financiare përkthehet në korrupsion dhe ne e dimë se ku kanë shkuar paratë. Paratë i ka marrë një kompani pa bërë asgjë. Ndërkohë që tuneli është ndërtuar me aq para sa u prokurua për herë të parë. Pra, deri këtu jemi në kushtet kur SPAK, në një farë mënyre, me një shkelje syri po i jep mundësi edhe qeverisë, edhe Belinda Ballukut që të ta tejkalojë, po themi, këtë.

Si funksionon skema e parqeve fotovoltaike?

Ka me dhjetëra raste që po jepen koncesione prona publike. Ajo zonë aty është zonë e bonifikuar, pra gjatë sistemit komunist ka qenë toka bujqësore të krijuara rishtazi për shkak sepse kanë qenë kënetore e të tjera e të tjera.
 Që ajo tokë t'u jepet këtyre zyrtarëve, pra, apo biznesmenëve, sipërmarrësve, investitorëve, duhet patjetër të ketë çertifikatë pronësie.

 Ne e dimë shumë mirë që po të shkosh në të gjithë atë zonë, në shumicën absolute, 90% e fermerëve ende nuk kanë marrë çertifikatat e pronësisë. Ndërkohë, për t'u dhënë këtyre prona publike, shteti vepron në mënyrë, po themi, me shpejtësi rrufe, u jep dhe çertifikata, pra i pajis këto prona, shkon paguan dhe para, edhe pse sipas Plugut, kompetencën e kishte Ministria e Ekonomisë dhe jo kryetari i bashkisë.

Kryetari i bashkisë ka bërë një shkelje shumë të rëndë që do të duhet të përgjigjet. Kryetari i bashkisë ka falsifikuar vendime si në rastin e Erion Veliajt që falsifikoi vendimin e Këshillit Bashkiak për inceneratorin. Ka marrë, ka rrëmbyer kompetenca sepse që të jepen ato prona duhet të kalojnë dhe të miratohen në Këshill Bashkiak.
 

Ky është një nga rastet më flagrante dhe më të rënda që tregon që prona publike sot po u jepet pikërisht për koncesione politike njerëzve që kanë influenca në sistemin e drejtësisë. Por ne po shohim edhe raste edhe më të llahtarshme. Qytetarëve po u merret dhe prona e tyre. Kemi rastin në Pogradec, kemi raste në Vlorë, kemi raste gjithandej, në të gjithë Shqipërinë, në Kolonjë së fundi, në Ersekë, që pronat publike të qytetarëve që kanë tre dekada që i shfrytëzojnë po u merren...

 Po u merren dhe po u jepen pikërisht njerëzve që kanë koncesione, po themi, dhe influenca në... Për t'u rikthyer pak tek afera Fatmir Xhafaj. Se përtej pjesës që e kuptojmë se si është blerë influenca politike, ka pasur një nxitim për të bërë veprime të jashtëligjshme. Si nga Balluku, si nga Armando Subashi në favor të tyre.

Janë bërë në kohë rekord. E gjithë fabula është shumë e thjeshtë. Ka një lloj nxitimi, kompanitë janë kompani që ngrihen nga hiçi, që nuk kanë kapital, që nuk justifikojnë asnjë lloj, po them, asnjë lloj të ardhure për të bërë investime të tilla. Kompanitë marrin liçencën për parkun fotovoltaik. Dhe pasi marrin liçencën për parkun fotovoltaik, në të njëjtën ditë, qeveria dy kompanive të ndryshme, pra bashkëshortes së Artan Sakos, dhe Dion Energjit dhe Amel Energji, janë dy kompani, marrin gjithashtu në të njëjtën pronë, pra, siç e përmendët, në të njëjtën pronë marrin edhe leje për dy parqe fotovoltaike të ndryshme. Ndërkohë, vetëm për një prej këtyre parqeve jepet liçencë nga Enti Rregullator i Energjisë për transmetimin e energjisë në sistemin e shpërndarjes. Që do të thotë që njëri nga këto parqe do të përdorë pikërisht liçencën e parkut tjetër duke shmangur kështu edhe pagesat dhe gjithçka tjetër.

Është një park i vetëm. Pra, do të bëhet shpërndarja e energjisë apo shitja e energjisë do të bëhet nëpërmjet një liçence të vetme.

Historia e liçencave të parqeve fotovoltaike është një nga ato afera që është nga më të rëndat në historinë  e pluralizmit shqiptar. Sepse po grabitet toka publike dhe e dyta, po jepen parqe fotovoltaike në mënyrë të dyshimtë. Dhe ne nuk e dimë as se sa energji prodhohet, as se për çfarë përdoret kjo energji, nëse realisht shitet në tregun e gjerë apo nëse përdoret për qëllime të tjera siç ka dyshime që mund të përdoret edhe për mbajtjen e serverave të kriptovalutave e të tjera me energji. Pra, ky është një nga ato raste që SPAK duhet ta hetojë. E them këtë sepse liçenca për parqe fotovoltaike nuk kanë marrë vetëm zyrtarë politikë apo biznesmenë që marrin tendera nga mëngjesi deri në darkë tek Belinda Balluku. Kanë marrë edhe grupe kriminale që janë përfolur më herët për lidhje...