Akuzat e Braçes për Qeverinë/ Qarri: Janë deklarata shumë të forta nga goja e një socialisti

Në një kohë kur debati publik shpesh dominohet nga lëvizjet e brendshme të opozitës, një zë kritik i fuqishëm nga brenda Partisë Socialiste duket se po kalon në heshtje të plotë.

Gazetari dhe moderatori i emisionit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Flavio Qarri ironizoi faktin se askush nuk flet, lidhur me akuzat e rënda të ligjvënësit socialist, Erion Braçe ndaj qeverisë.

Akuzat dhe deklaratat e Braçes sipas Qarrit, gjatë mbledhjeve të Komisionit të Ekonomisë, nuk po marrin vëmendjen e merituar mediatike, teksa kritikat e tij kanë shënjestruar buxhetin e parashikuar për bujqësinë në vitin 2026 dhe nismën e shumëdebatuar të paqes fiskale, duke i rrëzuar ato me argumente të forta.

Mungesa e vëmendjes ngre pyetje të rëndësishme: Pse deklaratat e Braçes nuk po konsiderohen si një sinjal i një krize brenda mazhorancës? Pse kritikat e tij nuk po trajtohen si “e vërteta” e thënë nga goja e një socialisti, por po kalojnë pa u vënë re nga opinioni publik?

Heshtja përreth qëndrimeve të Braçes nxjerr në pah një standard të dyfishtë në trajtimin e ngjarjeve politike, ku kritikat brenda pushtetit duket se nuk kanë të njëjtën peshë mediatike sa përçarjet në opozitë.

Ndikon në përditshmërinë tonë dhe mbi të gjitha me atë që po ndodh me qeverisjen? Vështirë se... Po çfarë po ndodh nga ana tjetër? Përveç pjesës që janë gjithë për burg në kabinet po...

Çfarë po ndodh në PS fjala vjen? Me dikë si Erion Braçe, i cili në Komisionin e Ekonomisë ka bërë akuza ndaj qeverisë shumë më të rënda se të gjithë këto të foltores së Durrësit.

Si ka mundësi? Ndërkohë që një deputet me eksperiencë dhe me shumë legjislatura si Erion Braçe sulmon buxhetin e 2026-ës për bujqësinë. Sulmon paqen fiskale, e dërrmon me argumente. Patë ndonjë emision për deklaratat e Erion Braçes?

A u konsideruan deklaratat e Erion Braçes krizë në mazhorancë? A u konsideruan deklaratat e Erion Braçes, e vërteta nga goja e një socialisti?