Ndihmoi Veliajn, Bushka në seancë paraprake me 2 kërkesa: pushim çështjeje ose gjykim të shkurtuar
Në GJKKO, ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e marrë e pandehur për veprën penale të pengimit të drejtësisë në lidhje me dosjen Veliaj, ka kërkuar pushimin e akuzës.
Gazetari Fatjon Gjinaj raporton për Syri TV se përmes avokatit, Bushka ka argumentuar se faji nuk parashikohet nga ligji si vepër penale. Në alternativë, mbrojtja ka kërkuar gjykim të shkurtuar, si dhe moskompetencë të GJKKO, duke argumentuar se subjekti ka humbur dhe çështja duhet të kalojë në gjykatë të zakonshme.
LEXO EDHE:
Ndihmoi Veliajn, Klotilda Bushka merret e pandehur
Seanca paraprake vijon me shqyrtimin e mbrojtjes së shoqërive të përfshira në çështje, përfshirë 'Byla' dhe 'Aventus', ndërsa gjykata pritet të marrë vendimin mbi kërkesën e ish-deputetes dhe çështjet e tjera të lidhura.
Klotilda Bushka, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.