Absurditeti varri i zbrazët i pushtetit!

Nga Irena Beqiraj

Në vitin 1745, Kapiteni David Cheap i Marinës Mbretërore mbërriti në Londër me një histori të pabesueshme. Ekuipazhi i tij, HMS Wager, ishte shpërbërë nga një kryengritje brenda anijes.

I mbetur vetëm me disa anëtarë besnikë të ekuipazhit, Cheap-it ju deshën vite edhe kaloi shumë vështirësi për t'u kthyer nga brigjet e Amerikës së Jugut , në zemër të perandorisë Britanike .

Ndërkaq ajo që gjeti në Londër e trembi. Ekuipazhi rebel kishte mbrrëritur më herët. Vite më parë. Dhe jo vetëm kaq; ata kishin tregur një histori tjetër.

Ekuipazhi rebel kishte publikuar të vërtetat më të errëta të komandës së tij, duke e magjepsur Londrën. I izoluar në brigjet e largëta të Patagonisë, me autoritetin e tij në rënie, Cheap qëlloi dhe vrau marinarë.

Natyrisht, Marina Mbretërore thirri një gjyq, por kjo nuk ishte pjesa interesante. Pjesa më interesante ishte vendimi: Asnjë veprim as ndaj rebelëve as ndaj kapitenit vrasës.

Incidenti Wager shënoi një shpërbërje totale dhe të plotë të rendit që Perandoria Britanike pretendonte se kishte mbjellë brenda dhe jashtë vendit.
Gjithçka ishte aq qesharake saqë asnjë arsyetim nuk e pranonte logjikën e a asaj që po ndodhte. Ndërkaq ishte pikërisht mosveprimi absurd i cili u pa si e vetmja mënyrë për të forcuar perandorinë , ishte po shkaku që e zhduku atë.

Po kështu, sot nuk është e vështirë ta identifikosh absurditetin e mosveprimit të Kryeministrit ,me pretendimin se "një individ i vetëm është i pazëvendësueshëm në qeverinë e tij ; i domosdoshëm që avionët të ngrihen në fluturim drejt Kanadasë , apo kyç për integrimin në Europë.

Të tilla pretendime absurde trazojnë racionalitetin dhe për më keq neglizhojnë ekzistencën e intuitës njerëzore . Absurditeti i tyre mund të mos dallohen vetëm në rastet kur injoranca përdoret si mbrojtje.

E ndërsa mund të ekzistojnë rrugëdalje nga dimensionet tragjike të korrupsionit , keq qeverisjes apo padrejtësive , duke i kuptuar ato me logjikë, e duke i përmirësuar me modele, normalizimi i absurditetit si mënyrë për të mbijetuar në pushtet krijon mpirje , mosveprim.

Ti japësh një kuptim asaj që është e pakuptimtë , është e panevojshme edhe ezauruese .

Historia e Marinës Britanike ka një mësim edhe parashikim të vlefshëm edhe për ditët e sotme: kur pushteti normalizon absurditetin si mënyrën e vetme gjeniale të mbetur për të vazhduar përpara, po ai absurditetet bëhet varri i zbrazët i pushtetit që shembet si një yll që vdes.