Narkoshteti shqiptar/ Gazetari amerikan: Rama i lidhur me njeriun kyç të Sinaloas meksikane

Ka bërë shumë bujë në mediat sociale një artikull investigativ i gazetës së njohur amerikane ‘Washington Examiner’.

Në shkrim theksohet se Edi Rama ka ngritur një narkoshtet në Shqipëri.

Më tej, gazetari Tom Rogan thekson se administrata e Donald Trump nuk duhet të mbyllë sytë për lidhjet e Edi Ramës me kartelet e drogës.

Shkrimi është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.

Vetë autori, Tom Rogan, një ekspert sigurie me burime të shumta në qarqet e sigurisë, ka postuar disa mesazhe.

“Në minimum, është e qartë që Rama e ka lejuar Shqipërinë të kthehet në një shtet mafioz që ofron strehë të sigurt për disa nga kriminelët më të rrezikshëm ndërkombëtarë dhe burimet e tyre të paligjshme. Në rastin më të keq, njësoj si Maduro në Venezuelë, Rama është boss-i që mundëson këtë veprimtari, duke u pasuruar vetë dhe duke pasuruar aleatët e tij në këmbim të një pjese të fitimeve,” shkruan ai.

Sipas Rogan, Rama është i lidhur me njeriun kyç të kartelit të Sinaloas.

“Luftar Hysa paraqitet si një biznesmen i njollosur padrejtësisht si mafioz. Realiteti, sërish, sipas disa burimeve të inteligjencës dhe zbatimit të ligjit që i kanë folur Washington Examiner, është se Luftari është një nga pastruesit kryesorë të parave për kartelin e Sinaloas”.