Plagoset me thikë një person në Tiranë

Një konflikt mes dy personave ka ndodhur te zona e njohur “Kodra e Diellit” në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në hyrje të rezidencës, pranë një lokali.

Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë dhe është transportuar në spital.

Policia bëri të mundur kapjen e autorit, teksa ai është shoqëruar në komisariat.