Ndarja e territorit nga regjimi/ Ja premtimi i bujshëm i Berishës për Mirditën në kufijtë e saj natyralë!

Me instalimin e regjimit komunist, territori i krahinës së Mirditës u nda në disa pjesë, ku Fushë-Arrëzi dhe Gjegjani i kaluan Pukës, Vau i Dejës i kaloi Shkodrës, Lura i kaloi Dibrës, Ulëza dhe ajo që njihet si Bajraku i Rranzës i kaluan Matit, ndërsa një pjesë e saj i kaloi Lezhës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një kohë kur është hapur diskutimi për reformën territoriale, u zotua se do të angazhohet që ajo padrejtësi e regjimit komunist të korrigjohet dhe Mirdita të rikthehet në kufijtë e saj natyralë.

Ky premtim, i bërë në zemër të Rrëshenit, u prit me ovacione në sallë nga banorët e një treve që kanë sakrifikuar për shekuj në emër të flamurit.