Anri Bala: Rama po e përdor Ballukun për të parë deri në çfarë faze janë hetimet
Në studion e “Çim Peka Live” në Syri TV, i pranishëm në panel mes analistëve Elton Abilekaj, Artan Hoxha e Berat Buzhala ishte edhe gazetari Anri Bala, cili në lidhje me temën e emisionit “Bela-ja e Ramës”, theksoi: “Me CV-në që ka Rama, nuk e shoh Belindën si hall për Ramën. Ai e ka CV-në më të pasur. Nuk është zëvendëskryeministjra e parë zonja (që ka probleme me ligjin). Nëse do të kishte hall, s’do ta kishte marrë mandatin e katërt.
Me CV-në që ka Rama, personalisht mendoj se po e përdor Ballukun për të parë se deri në çfarë faze janë hetimet, por jo për dosjen e saj. Pra, deri sa larg mund të shkojë me hetimet Prokuroria e Posaçme.
Vullneti për të arrestuar një kryeministër në detyrë është faktor destabiliteti. Jo më larg se dje, edhe amerikanët u shprehën se Shqipëria ose Ballkani Perëndimor është i rrezikuar nga destabiliteti. Problemi është se kush rrezikon më shumë për amerikanët.
Një vend pa kryeministër është i destabilizuar. Vetëm Berisha mund ta bëjë rotacionin që të bëhet kryeministër. Kush mund ta bëjë tjetër, Agron Shehaj, Lulzim Basha, Alibeaj, Arlind Qorri, Lapaj, pra kush mund ta bëjë? Unë votoj SPAK-un që ta kapë Ramën nëse na ka vjedhur. Ky është mekanizmi”.