Prapaskenat 6 mujore për mos rritjen e tarifave nën presionin e Linda Bashës dhe Arben Ahmetajt

Miratimi i udhëzimeve të reja për tarifat përmbarimore, po nxjerr në pah një skandal në të cilin rezultojnë të jenë përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të dy ish-ministrave socialiste të financave, Shkëlqim Canit dhe Arben Ahmetajt, por edhe të bashkëshortes së kryeminsitrit Linda Basha. Nuk është fakt i panjohur lidhja e ngushtë që Linda Rama ka me ABI Bank ku thuhet se ajo ka dhe shumicën e aksioneve.

Miratimi i udhëzimeve në fjalë është mbajtur i bllokuar për më shumë se 6 muaj (duheshin miratuar 1 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, pra që në janar 2017), dhe arsyet e këtij bllokimi po dalin në sipërfaqe këto ditë.

Bashkëpunëtorë, deri edhe familjarë të afërt të Canit dhe Ahmetajt, zënë pozicione kyçe në sistemin bankar të vendit apo në shoqatën shqiptare të bankave dhe ky fakt shpjegon më së miri bllokimin disa mujor të miratimit të udhëzimeve për tarifat përmbarimore. Më konkretisht, bashkëshortja e ish-ministrit të financave Arben Ahmetaj, është drejtoreshë në Banken Amerikane të Shqipërisë. Ish-shefi i kabinetit të ish-ministrit Cani, z. Spiro Brumbulli, aktualisht është sekretar i shoqatës së bankave shqiptare. Po kështu mësohet se edhe bashkëshortja e zv.ministrit të financave Erjon Luci, punon si drejtoreshë në Raiffeisen Bank.

Përgjatë gjithë këtyre muajve, zyrtarët e sipërpërmendur, për arsye të pastra personale dhe në konflikt të hapur interesi, kanë mbajtur të bllokuar udhëzimet për tarifat përmbarimore.

Skandali thellohet dhe me tej kur shikon lehtësinë me të cilën këta zyrtarë përdorin funksionet e larta publike që kanë mbajtur dhe mbajnë, në funksion të interesave private apo te grupeve te caktuara te interesit, ne rastin konkret te bankave, te cilat siç shihet, drejtohen nga njerëzit e tyre me te afërt.