Miku i Edi Ramës Pedro Sanchez në pozitë të vështirë, akuzohet për ngacmim seksual
Drejtësia spanjolle ka hapur një hetim ndaj një zyrtari lokal të Partisë Socialiste, PSOE, të akuzuar për ngacmim seksual, një rast që e turpëron kryeministrin Pedro Sanchez, i cili është parë si një kampion i goditjes ndaj krimeve seksuale.
Pedro Sanchez njihet edhe si mik me kryeministrin e Shqiperise, Edi Rama.
Hetimi paraprak, i kryer nga zyra e prokurorit të Malagas, është kundër Antonio Navarro-s, sekretarit të përgjithshëm të PSOE-së në provincën e Torremolinos.
Navarro dyshohet se i ka dërguar qindra “mesazhe me përmbajtje seksuale sugjestive dhe të paprovokuara” paditësit, i cili është gjithashtu anëtar i partisë në pushtet, që nga viti 2021.
Dega lokale e PSOE-së ka kërkuar pezullimin e anëtarësisë së Navarro-s në parti, i cili gjithashtu dyshohet se ka bërë gjeste të paprovokuara ndaj paditësit, sipas gazetës El País.
Ky rast i ri vjen përveç atij të Francisco Salajar, një ish-këshilltar në zyrën e Sánchez, i cili akuzohet gjithashtu për ngacmim seksual nga disa ish-kolegët e tij. Ish-deputeti u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i tij në korrik.
Çështja, e cila ende nuk është çuar në gjykatë, është rindezur ditët e fundit pasi gratë që e akuzuan atë folën me shtypin për mungesën e reagimit nga zyra e kryeministrit kur ato denoncuan për herë të parë veprimet e Salatár.
Sánchez e ka bërë luftën kundër dhunës ndaj grave dhe për barazi një përparësi për qeverinë e tij. Në vitin 2022, ai miratoi gjithashtu një ligj emblematik që përcakton “pëlqimin”.
Në muajt e fundit, çështjet ligjore janë grumbulluar rreth kryeministrit, i cili thotë se ato janë sulme nga opozita e krahut të djathtë dhe e ekstremit të djathtë.