U plagos nga bashkëmoshatari/ Ndërron jetë pas 10 ditësh 15-vjeçari në Durrës
Rëndohet bilanci i ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Durrësit, ku disa gjimnazistë u përfshinë në një konflikt të dhunshëm, duke përdorur edhe thika.
Si pasojë mbeti i plagosur një 15-vjeçar, E. B., i cili sipas gazetares së SYRI TV, ka humbur jetën ditën e sotme pas 10 ditësh qëndrimi në spital.
Sipas informacioneve, ai është qëlluar me thikë në afërsi të zemrës, ndërsa për ditë të tëra ka qenë në gjendje të rëndë. Si pasojë e plagëve, ai ka humbur jetën ditën e enjte.
Prej 7 ditës, i mituri ka qëndruar në reanimacion në QSUT.
Ndërkohë, adoleshenti tjetër, autori i dyshuar i kësaj ngjarje, 15-vjeçari është arrestuar nga Policia një ditë pas ngjarjes.