‘Artikulli i sotëm është bombë mediatike’/ Burimi: Ky regjim e ka bërë Shqipërinë narkoshtet...
Gazetari Genc Burimi, i ftuar në emisionin “Task Forcë” në SYRI TV, e cilësoi publikimin e ditës së sotme në media ndërkombëtare Washington Examiner, si “një bombë mediatike” që, sipas tij, konfirmon paralajmërimet e opozitës për rrëshqitjen e Shqipërisë drejt modelit të një narko-shteti.
Burimi theksoi se artikulli i publikuar nuk sulmon Shqipërinë, por mënyrën se si, sipas tij, qeverisja aktuale ka lejuar pastrimin e miliardave të parave të narkotrafikut. Ai shtoi se raporti përshkruan rol të rëndësishëm të FBI-së dhe se tashmë “nuk ka më vend për t’u fshehur as pushtetit, as mediat që e mbrojnë”. Në vijim, gazetari u shpreh se artikulli përmban edhe kritika ndaj Trump, duke e parë këtë zhvillim si sinjal politik për marrëdhëniet me Evropën.
Genc Burimi: Zhvillimet e sotme mediatike është, duhet pranuar që është një bombë. Ne gazetarët, ju aty, në përgjithësi, opozita, që akuzohej si anti-shqiptare kur fliste për narko-shtet. A ju kujtohet? I bëni dëm vendit. I bëni dëm interesave kombëtare. Kur të del sot në shtypin pro-Trump që jo Shqipëria, se nuk është Shqipëria narko-shtet. Nuk harroj kurrë, në Shqipëri nuk është bërë shumë koment por këtë muaj në Francë ka qenë një problem i madh me Algjerinë, sepse algjerianët arrestuan një shkrimtar tetëvjeçar, franko-algjerian, Boualem Sansal, kritik i jashtëzakonshëm i regjimit në Algjeri. Me ndërhyrjen e presidentit gjerman ai u lirua javën e kaluar. U kthye në Francë dhe tregonte se si e torturonin, se si e keqtrajtonin, pikërisht me këtë shprehje si në Shqipëri, që ti je anti-algjerian, ti je kundra Algjerisë. I tha, unë nuk flas kundra Algjerisë, tha. Unë flas kundra regjimit algjerian. Kështu që dhe një herë, nuk është Shqipëria narko-shtet.
Kjo është merita e këtij artikulli të sotëm, ta lexojnë të gjithë shqiptarët. Është Edi Rama që e ka çuar Shqipërinë, sipas këtij artikulli dhe më pas rolit të FBI, në rrugën e narko-shtetit, që është pastrimi i parave të narkotrafikantëve në Shqipëri, që është, është një artikull me shumë, me shumë, me shumë detaje. Me miliarda pastrohen në Shqipëri e rikthehen prapë të pastruara jashtë. Kështu që nuk ka më sot vend që këta të fshihen, këta të pushtetit dhe mediat e tyre të fshihen pas gishtit të vogël. Janë këta që po i nxijnë faqen Shqipërisë dhe jo opozita që denonconte dje e pardje. Kjo është gota plot. Po tani më lejo të shohim dhe pak gotën bosh.
Sepse ndryshe nga Bledi, unë jam pak optimist. Sepse këtë artikull e shoh pak edhe kritik ndaj Trump-it. Nuk e di, duhet parë pastaj marrëdhëniet po e shoh kritik.
Të njëjtën gjë i themi ne me shumë dashamirësi dhe ne sot Trump-it në Evropë. Ti je me neve? Nëse je me neve nuk ke pse i bën temena Rusisë. Ky artikull këtë thotë, po ta lexojmë deri në fund debatin.