Koka: Mesazhi i Rubios dhe artikulli i sotëm i Washington Examiner tregojnë krizën e thellë të qeverisë Rama me SHBA-në
Koka:
Washington Examiner është një media e cila lexohet sidomos nga, po themi vendimmarrësit e djathtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në qoftë se mesazhi i sekretarit amerikan të shtetit zotit Rubio, në 28 nëntor, ishte një mesazh, po themi, që fliste qartë, por që ndoshta shumë njerëz nuk e kanë lexuar siç duhet. Ky artikull që vjen pas atij mesazhi të zotit Rubio, i cili fliste në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, për problemin që paska vendi ynë me grupet kriminale, trafikun të drogës, dhe që ky mesazh vjen mbasi një javë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit sanksionoi si non grata për shkak të lidhjeve të tyre kriminale me kartelin Sinaloas, ata që zoti Rama i takonte për publikimin e librave. Pra e gjitha kjo është një puzzle i cili po formëzohet dhe kush ka sy, le të shohë. Në këtë rast, apeli është për Ramën, se qytetarët shqiptarë nuk kanë bërë gjë.
Sigurisht që kjo e gjitha për Ramën dhe sigurisht dhe ky artikulli i sotëm i Washington Examiner vjen në këtë kontekst, në lëmin e informacioneve që qarkullojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që qarkullojnë në kanalet zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe që si me thënë, vjen edhe për lexuesin një dhe vjen edhe për, për qeverinë dy. Kështu që mendoj që e gjitha kjo është një moment shumë i rëndësishëm.
Nga mënyra se si e ka ndërtuar pyetjen, artikullin dhe nga mënyra se si e ka, si e ka ndërtuar edhe titullin, sigurisht që kjo jo. Kjo e kundërta do të ndodhi. Pra në momentin që, zoti Trump e ka përcaktuar luftën ndaj karteleve të drogës si një nga luftat më të rëndësishme që ka për të zhvilluar për momentin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për interesat e saj, jo për interesat e globit, dhe ne e dimë se sa rigoroz është zoti Trump ose presidenca apo presidentët e Amerikës kur bëhet fjalë për interesin e Amerikës dhe kushdo që i del në, këtë rrugë, mjerë ai pastaj. Sigurisht që ky është lajmi i keq, pa diskutim për ata që i trajtojnë anëtarët e Sinaloas dhe kartelës Sinaloas si organizata dhe si investitorë strategjikë, madje japin , edhe leje, liçenca e të tjerë e të tjerë, dhe akoma më shumë kur ata besojnë se, mendojnë dhe besojnë se duke i kontrolluar mediat e tyre, duke e censuruar lajmin për këto njerëz, këtu ka ndodhur çmenduria.
Pra media kombëtare që censurojnë një vendim të Departamentit Amerikan të Shtetit për një personazh i cili është shqiptar. Këta që s'lenë gjë pa bërë kur bëhet, kur vjen puna për Shqipërinë deri dhe artikujt fundorë për turizmin dhe shumë mirë bëjnë që i reklajmojnë. Po kur vjen puna pastaj që flitet për një personazh i cili është ka shkuar dhe është pranuar publikisht nga vetë kryeministri që e ka pasur në zyrë, e censurojnë.
Këta thjesht besojnë se mund ta gënjejnë për momentin veten, por problemi është që nuk e kanë problemin me propagandën brenda. Kanë problemin shumë më të madh dhe shpresojmë që të zgjidhet siç e zgjidh , polici i botës këtë çështje, dhe artikulli paralajmëron pikërisht këtë. Pra, me mënyrën se si ka vepruar zoti Trump deri tani, administrata e tij, sidomos në raport me kartelet e drogës dhe ata që janë aleatë të këtyre karteleve, është e pamundur që Trump apo administrata të, kthejë një sy, të bëjë një sy qorr në këtë rast. Dhe këtu pastaj, mbas para këtij artikulli, e thashë edhe një herë, është ai mesazh që s'ka ndodhur ndonjëherë në 32 vitet e fundit, madje as në '97-ën, kur sekretari amerikan i shtetit uron Shqipërinë për pavarësinë dhe i kujton që ky vend ka probleme me grupet kriminale dhe këtë betejë ai nuk angazhohet ta bëjë me qeverinë, por me strukturat e posaçme që në gjithë botën.