E rrallë/ Ndeshja e futbollit zgjat vetëm 5 minuta

Vetëm 5 minuta ka zgjatur një ndeshje futbolli në Argjentinë. Tre minuta pjesa e parë dhe vetëm dy, fraksioni i dytë i lojës.

Ky është takimi më i shkurtër i luajtur ndonjëherë në historinë e këtij sporti, me fundin që i dhuroi skuadrës së Deportivo Riestra, ngjitjen një kategori më sipër në futbollin e këtij vendi.

Shkaku se përse është luajtur kaq pak është pas një vendimi të marrë nga ana e Federatës së Futbollit Argjentinas. Ky vendim është dhënë pasi më 23 korrik në takimin mes Deportivo Riestra dhe Comunicaciones deri në atë moment ishte 2-0 në favor të Riestra, tifozë të ekipit kundërshtarë, pesë minuta nga fundi i lojës, janë futur në fushën e blertë dhe i kanë sulmuar ata.

Në pesë minuta aty ndodhi gjithçka si të ishte një ndeshje e zakonshme, 22 futbollistë në fushë, pati faulle, pozicion jashtë loje, raste shënimi nga ana e Comunicaciones, por në fund ata që e panë veten triumfues ishin futbollistët e  Deportivo Riestra.