Shqipërinë e kam në zemër të kuletës - IRIQI bisedon me Federika Mogerini
Iriqi:-Mësuam se ju arrestuan për korrupsion.
Mogerini:-Më kanë akuzuar, nuk jam e arrestuar. Të isha në Shqipëri dhe në opozitë do më kishin flakur në qeli dhe do më harronin atje.
Iriqi:-Po ti sikur e ke lavdëruar reformën në drejtësi?
Mogerini:-Po, se kështu më thosh Rama.
Iriqi:-Pse punonjëse e tij ishe ti?
Mogerini:-Më shumë. E keni dhe ju atë shprehjen,”Qeni leh aty ku ha”.
Iriqi:-Dmth keni ngrënë në Shqipëri?
Mogerini:-Dhe me shije. Shqipëria për ne të huajt me peshë është një restorant i madh. Ku ha çfarë të duash, sa të duash dhe në fund kamarieri nuk të sjell faturën, por të falenderon dhe të jep të marrësh me vete një çantë me para. E si mos e lavdëroj rilindjen unë?
Iriqi:-Atëhere në akuzë ndaj teje do jenë edhe paratë shqiptare?
Mogerini:-Jo, jo. Se janë cash, nuk lenë gjurmë.
Irini:-Një pyetje të fundit. E doni Shqipërinë?
Mogerini:-E dua shumë. Ne përdorim këtë shprehje për një që e pëlqejmë shumë.
Iriqi:-Kë?
Mogerini:-Shqipërinë e kam në…
Iriqi:-Në zemër.
Mogerini:-Po. Shqipërinë e kam në zemër të kuletës.