Vrasja e Martin Canit – Ja kur pritet të shpallet vendimi për Përlleshajn, mbrojtja kërkon rikualifikimin e veprës penale
Gjykata e Tiranës pritet të shpallë në datë 9 dhjetor vendimin për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e bashkëmoshatarit të tij Luis Msçja, nëntorin e vitit të kaluar.
Këtë të enjte, mbrojta ligjore e 15 vjeçarit kërkoi rikualifikim të veprës penale për të miturin Marjo Perlleshaj nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike”.
Organi i akuzës më herët ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për autorin, por duke mbajtur parasysh nenin 97 të Kodit Penal, i cili parashikon se të miturve nuk mund t’u jepet më shumë se gjysma e dënimit të parashikuar për veprën në fjalë.
Kjo do të thotë se, nëse pranohet kërkesa e prokurorisë, Perlleshaj nuk mund të dënohet me më shumë se 12 vite burg.
LEXO EDHE: Vrasja në shkollë e Martin Canit/ Prokuroria kërkon 25 vite burg për Mario Përlleshaj