Vlorë/ Era e fortë rrëzon gruan me biçikletë, gjen vdekjen pasi koka iu përplas me bordurën
Një grua humbi jetën pasi teksa po lëvizte me biçikletë humbi kontrollin nga era e fortë duke përplasur kokën në bordurën e trotuarit në zonën e Skelës.
Aksidenti u shënua paraditen e sotme. Ende nuk është identifikuar zonja.
Kanë qenë disa qytetarë që kanë parë aksidentin tragjik për gruan nga Vlora.