Përfundon lufta mes nuses nga Berati dhe vjehrrës nga Saranda. Ja kush e mori kujdestarinë e fëmijës

Beteja mes Natashës dhe Eglantinës, vjehrrës dhe nuses, duket se ka marrë fund pas një kohe të gjatë. Historia mes tyre është disi e komplikuar, pasi Eglantina, nusja, është ndarë nga bashkëshorti i saj, Armando, por vjehrra, Natasha, kërkon të mos i lejë të birin.

Nëna e 3-vjeçarit Eglantina ftoi në studion e të Dielës Shqiptare, bashkëshortin e saj Armandon për të sqaruar marrëdhënien mes tyre por në studio erdhi Natasha, vjehrra.

Gjykata ka vendosur dhe ka folur në favor të Eglantinës e cila tashmë ka fituar ligjërisht kujdestarinë e djalit të saj, Argentinit.