Grabitet kasaforta e një biznesi në Durrës, ja çfarë kishte brenda

Pronarit të një hoteli në zonën e Plazhit në Durrës i është vjedhur kasaforta.

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim shtetasin nga Kosova. Mësohet se 44 vjeçari me inicialet G.V. ka ndërmarrë këtë veprim pasi ka mbetur i pakënaqur nga shërbimi i ofrtuar në hotelin ku po pushonte.

Forca policore bëjnë me dije se se kasaforta gjendej afër recepsionit të hotelit. Në kasafortë gjendej një sasi e konsiderueshme parash në lekë dhe euro si dhe dy pasaporta të shtetsve çekë.

Policia ka marrë në pyetje punonjësit për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithsesi blutë janë vënë në kërkim personit nga Podujeva duke e akuzuar për vjedhje. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.