Rrëzohet helikopteri në Itali, ekuipazhi shpëton mrekullisht

Një helikopter bëri një ulje të rëndë këtë mëngjes në malet e Valmalenco-s, në provincën e Sondrio-s.

Sipas raportimeve, katër persona në bord u nxorën të gjallë dhe iu dorëzuan  mjekëve.

Sipas raportimeve fillestare, aksidenti ndodhi në një zonë të largët në kufi me Zvicrën.

Sipas Areu, nuk ka të vdekur dhe operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për personat në helikopter.

Ata ishin teknikë dhe punëtorë që po fluturonin mbi një zonë të vështirë, duke iu nënshtruar masave të sigurisë pas një rrëshqitjeje dheu të kohëve të fundit.

Ata u plagosën, por aktualisht ende nuk ka të dhëna mbi gjendja e tyre shëndetësore./ ANSA.