VIDEO/ E merr era dhe përplaset në trotuar, ndërron jetë 50-vjeçarja në Vlorë

Një person ka ndërruar jetë ditën e sotme (4 dhjetor, 2025) në zonën e Skelës në Vlorë, ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet të jetë një grua rreth 50 vjeçe, e cila po lëvizte me biçikletë në momentin e ngjarjes.

Një qytetare që ka qenë dëshmitare e situatës është shprehur se si pasojë e erës së fortë, gruaja ka humbur kontrollin e biçikletës, është rrëzuar dhe ka goditur kokën në bordurë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare nga autoritetet.