Berisha i përgjigjet Salianjit: Nuk ka mashtrim më të madh se të deklarosh që militanti demokrat nuk dëgjohet

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur ish deputetit të PD, Ervin Salaianji, lidhur me deklaratat e këtij të fundit nga Durrësi.

Berisha e cilësoi një mashtrim të madh nga ana e Salianjit, që zëri i militantit demokrat nuk dëgjohet.

‘Të vazhdojë me agjendën personale’, ritheksoi edhe njëherë Berisha në kundërpërgjigjen ndaj ish deputetit të PD.

Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, nuk ka mashtrim më të madh se para jush dhe të gjithë shqiptarëve, këto katër vite militanti demokrat ka votuar sa kurrë në ekzistencën e tij.

Dhe vota është mënyra më e mirë e dëgjimit.

Pra, të zgjedhësh një axhendë personale, është një zgjedhje, të cilën unë nuk kam asnjë kundërshtim.

Ai po ndjek një axhendë personale dhe kaq.

Të vazhdojë me axhendën e tij personale.