EMRAT/ Bombula e gazit shpërthen në një piceri, pranë ish-Parkut të Autobuzëve në Tiranë, dy të lënduar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme rreth orës 11:20 në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë raportohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një piceri jofunksionale te ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.
Bëhet me dije se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy persona, shtetasi Besmir Dyrmishi 40-vjeç njëkohësisht pronar i lokalit dhe 28-vjeçari Klejdi Bajrami punonjës i tij. Nga pamjet e siguruara për Syri Tv duket qartë që shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.