Chirkin u ankua se ushtria “nënvlerësoi armikun dhe mbivlerësoi veten” dhe se dështoi pushtimi i Kievit, duke u detyruar të tërhiqen.

Ai gjithashtu përmendi përpjekjet e Sergei Shoigu-t për të “ruajtur fytyrën” pas turpit “ish-ministri i mbrojtjes u përpoq të dilte nga situata me dinjitet, duke e quajtur atë që po ndodhte një shenjë të vullnetit të mirë”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/December/04/auto_image1764844051.webp", "width": 1245, "height": 700 } }

Gjeneral rus Chirkin: Mendonim se 70 për qind e ukrainasve ishin në anën tonë, por rezultoi e kundërta

Ish-komandanti i Përgjithshëm i Forcave Tokësore të Rusisë, Vladimir Chirkin, pranoi publikisht dështimin e strategjisë fillestare të Kremlinit gjatë pushtimit të Ukrainës.

Sipas tij, inteligjenca ruse kishte siguruar Kremlinin se 70 për qind e ukrainasve do të mbështesnin Rusinë, ndërsa vetëm 30 për qind do të kundërshtonin.

Në realitet, rezultoi krejt e kundërta - dhe kjo, sipas tij, u bë një nga faktorët që çuan në dështimin e “blitzkrieg-ut tre-ditor”, raporton kyivpost.