FOTO/ Çmendet Inter, merr këtë superfutbollist nga Dortmund

Interi ka arritur marrëveshje me Emre Mor dhe tani pritet të gjej një gjuhë të përbashkët edhe me Borussia Dortmundin.

Sipas asaj që raportojnë “Sky Sport Italia” dhe mediat turke, në veçanti “Daily Sabah”, Interi ka arritur marrëveshje me Emre Mor, pas takimit të Ausilios e Sabatinit me agjentin e lojtarit.

Me lojtarin tashmë gjithçka ka përfunduar dhe mbetet që Interi të arrijë marrëveshje me Borussia Dortmundin për shumën e transferimit të talentit turk.

Agjenti i lojtarit do të udhëtojë sot për Gjermani të takohet me krerët e klubit gjerman për të gjetur një zgjidhje.

Sky bën të ditur se Interi do të ofrojë deri në 13 milionë euro për Mor, derisa lojtari do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon te klubi italian.