“Si e imagjinon që mund të shkoj tani?”, pyeti Elizaveta, së cilës gazetari ukrainas ia ktheu: “Sigurisht që mundesh. Nuk shoh ndonjë pengesë, do të të blej një biletë me paratë e mia”.

“Për fat të keq, nuk mund të ndihmoj”, iu përgjigj në fund ajo.

Elizaveta Krivonogi u zbulua për herë të parë pas një hetimi të vitit 2020 nga një media ruse Proekt, e cila vuri në dukje ngjashmërinë fenomenale të saj me Putinin.

Presidenti rus nuk përmendet në certifikatën e lindjes së Ekaterina-s, e cila shkruan "Vladimirova", që përkthehet "vajza e Vladimirit".

Artistja 22-vjeçare lindi në vitin 2003 pas një afere të dyshuar midis Putinit dhe nënës së saj, Svetlanës, e cila ishte kujdestarja e shtëpisë së presidentit rus në atë kohë.

Në vitin 2021, udhëheqësi i vrarë i opozitës ruse, Alexei Navalny, zbuloi rrjetin social të 22-vjeçares, i cili, sipas tij, përshkruante jetën e saj luksoze dhe pasurinë e familjes së saj, të cilën shumë ia atribuojnë marrëdhënies së saj me presidentin rus. 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/December/04/auto_RUSE1764843446.png", "width": 900, "height": 564 } }

‘Je mburojë më e mirë se Patriot, merre në telefon të ndalë luftën’/ Gazetari ukrainas ‘sherr’ me vajzën ilegale të Putinit në Paris

Një gazetar ukrainas u konfrontua me Elizaveta Krivonogi, vajza që dyshohet të jetë jashtë martesës zyrtare e presidentit rus Vladimir Putin, në Paris, aty ku jeton 22-vjeçarja.

"Tre javë më parë babai yt vrau vëllain tim. Si jeton në Evropë, në këtë kontinent të mallkuar, GayEurope siç e quan ti", i tha ai fillimisht. 22-vjeçarja iu përgjigj: "Nuk ke leje të më qëllosh".

Kur gazetari nga Ukraina vazhdoi të ushtronte presion, duke e pyetur nëse e mbështeste të atin, 22-vjeçarja u përgjigj: "Çfarë lidhje ka kjo me mua?".

“Ai është babai yt. Më e pakta që mund të bësh është ta telefonosh dhe t’i thuash të ndalojë bombardimin e Kievit. Mund të vish në Kiev dhe të veprosh si mburojë njerëzore, më mirë se Patriotët. Mund të shkosh në Pokrofsk, për shembull”, këmbënguli gazetari nga Ukraina.