VIDEO - ‘Qeveri e zhytur kokë e këmbë në skandale’, Topalli: Po ju fut anija ujë, timonieri…

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj mazhorancës, duke e akuzuar atë se është e përfshirë tërësisht në korrupsion.

Në fjalën e saj për procedurë, ligjvënësja demokrate u shpreh se se për tre muaj “është përmbysur” çdo gjë nga pesha e korrupsionit.

Topalli nuk e kurseu ironinë për kryeministrin, Edi Rama, që sipas saj, ka humbur drejtimin e anijes, term së cilës iu referua qeverisë.

Zoti kryetar, në kushte normale do të thoja se në rendin e ditës mund të futen 20 pika; është normale. Por kjo sot ka kaluar në vend të dytë, ose edhe më poshtë. Kjo qeveri është e zhytur kokë e këmbë në skandale.

Tre çereku i qeverisë që keni këtu është i zhytur në skandal. Drejtoni një qeveri që është si një anije që ka marrë ujë dhe timonieri e ka humbur drejtimin – dhe timonieri është kryeministri.

Ndaj kërkojmë të jeni të përgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhemi, pasi nuk keni më mazhorancë. Nuk është përmbysur si disa qytete nga uji, por nga pesha e jashtëzakonshme e korrupsionit të këtij pushteti.