Balliu reagon për takimin e Salianjit: Të përqëndrohemi tek 50 mln eurot që vjedh Belinda Balluku…

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i pyetur lidhur me situatën brenda PD-së, pasi Ervin Salianji zhvilloi një takim në Durrës, u shpreh se fokusi duhet të jetë tek Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për abuzim me fonde.

Ai theksoi se do t’i denoncojnë në Kuvend të gjitha aferat Belinda Balluku, teksa shtoi “të përqendroheni më shumë tek 50 mln eurot që ajo po vjedh”.

Demokratoi theksoi se janë para që po i ikin qytetarëve shqiptarë.

Klevis Balliu: Duhet të përqendroheni më shumë tek 50 mln eurot që vjedh Belinda. Debati në PD ka qenë dhe do të jetë gjithmonë. Unë e kuptoj që s’ka debat nga pala tjetër. Rëndësi ka që do jemi përballë qeverisë, aty ku kemi qenë gjithmonë.

Frymëzimi vjen kur vijmë këtu tani dhe ti denoncojmë asaj të gjitha aferat, ka 50 mln euro tek Tuneli i Llogarasë, 80 mln euro tek Tigri 1 dhe Tigri 2, dhe 70 mln euro tek Korçë-Ersekë.

Janë para që po i ikin qytetarëve shqiptarë.