Messi flet hapur për Guardiolën: Është më i miri nga të gjithë

Lionel Messi ka ndarë sërish vlerësimin e tij të veçantë për ish-trajnerin e tij te Barcelona, Pep Guardiola, duke e cilësuar atë si teknikun më të mirë që ka parë futbolli modern.

“E kam thënë gjithmonë: për mua, ai është unik. Ka trajnerë jashtëzakonisht të mirë, por Guardiola ka diçka ndryshe. Për mendimin tim, ai është më i miri nga të gjithë”, – u shpreh Messi.

Partneriteti mes Messit dhe Guardiolës në “Camp Nou” mbetet një nga bashkëpunimet më të suksesshme në historinë e futbollit. Mes viteve 2008 dhe 2012, nën drejtimin e teknikikut katalanas, Barcelona ndërtoi një epokë të artë, duke fituar 14 trofe, përfshirë:

  • Dy Champions League
  • Tre tituj La Liga
  • Dy Kupa të Mbretit
  • Tre Superkupa të Spanjës
  • Dy Superkupa të Europës
  • Dy Kupa të Botës për Klube

Kulmi i kësaj periudhe erdhi në vitin 2009, kur skuadra fitoi 6 trofe historikë, një arritje që vazhdon të jetë një nga rekordet më prestigjioze në futboll.

Deklaratat e Messit e rikthejnë vëmendjen tek epoka e artë e klubit, një periudhë e pandarë nga emrat Guardiola dhe Messi, të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij sporti.