Rama sulmon Kushtetuesen, që ti shpëtoj prangave të SPAK-ut

Nga Bislim Ahmetaj/

Prej 9 muajsh mungesa në zyrë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, s'ka shkaktuar asnjë problem në mbarëvajtjen e jetës së qytetarëve të Kryeqytetit.

Përkundrazi qyteti ka qënë më i qetë, më i pastër, më pak i vjedhur, më dinjitoz.

Ndërsa pezullimi prej dy javësh nga pozicioni i zv/kryeministres e thirrur si e pandehur nga SPAK, për afera qindra milion euroshe, sipas Edi Ramës ka shkaktuar pengesa serioze në mbarëvajtjen e punëve të qeverisë.

Çka shihet Balluku po i dhëmb fort EdiMarres, sepse rrushi, kumbullat, dardhat dhe m³ i eurove që ajo i ka vjedhur janë ndarë 30/70 me shefin e qeverisë.

Arrestimi i saj nuk është se e pengon qeverinë, por ajo është "pragu që i bie derës".

Arrestimi i saj është kërcëllitja e prangave në duart e EdiMarres.

Dje, Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan dha alarmin për efektet e tmerrshme që ka prodhuar reforma në drejtësi për qytetarët shqiptarë, stoku prej 200 mijë dosjesh, pritja deri në 15 vite për të marrë një vendim përfundimtar, vënia në dyshim e pluralizmit politik në vend, përdorimi i shtetit për të fituar

zgjedhjet, ishin disa prej gjetjeve të frikshme të rezultateve të reformës në drejtësi e mbështetur dhe financuar nga SHBA-të.

Drejtësia është në provën e saj finale.

Nëqoftëse drejtësia nuk vepron shpejt dhe me rreptësi druaj se do ti çelet rruga destabilizimit dhe vetgjygjësisë.