Kompanitë e basteve, koeficent surprizë për Skënderbeun

Më 17 gusht, Skënderbeu do të udhëtojë drejt Kroacisë për të luajtur ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League kundër Dinamo Zagreb.

Një ndeshje e vështirë për korçarët, që do të tentojnë të bëjnë një tjetër mrekulli në Europë.

Megjithatë, kompanitë e basteve kanë vendosur koeficient shumë të ulët për një fitore të mundshme të Skënderbeut ndaj Dinamo Zagreb në Kroaci.

Koeficienti për fitoren e Skënderbeut është 11.00. Fitorja e Dinamo Zagreb kuotohet me koeficientin 1.29, ndërsa barazimi me 5.00.