Flamengo shpallet kampione e Brazilit një javë para fundit dhe e mbyll sezonin me katër trofe

Flamengo ka mposhtur Cearán me rezultatin 1-0 në javën e 37-të të Serisë A braziliane dhe ka siguruar titullin kampion me një ndeshje të mbetur.

Skuadra e drejtuar nga 40-vjeçari Filipe Luís shpallet kampione e Brazilit për herë të shtatë në histori dhe për herë të parë që nga viti 2020. Pas 37 ndeshjesh, Flamengo renditet me 78 pikë, ndërsa ndjekësi më i afërt, Palmeiras, ka 73.

Ky sezon konsiderohet si një nga më të suksesshmit në historinë e klubit, pasi Flamengo ka fituar katër trofe madhorë:

  • Serie A braziliane,
  • Copa Libertadores,
  • Superkupën e Brazilit,
  • Kampionatin e Shtetit të Rio de Janeiros.

Një vit i artë për gjigantin brazilian, i cili e përmbyll sezonin si dominues absolut në futbollin latin.