Reforma Zgjedhore/ Burimi: Opozita mund ta kushtëzojë me zgjedhje të parakohshme, data më e afërt...mars 2027!
Në një kohë kur debati për reformën zgjedhore është ndezur sërish, analisti Genc Burimi argumenton se opozita shqiptare ka vetëm një lëvizje strategjike për të dalë nga ngërçi aktual dhe për të garantuar një proces demokratik: të kushtëzojë pjesëmarrjen e saj në tryezën e reformës me premtimin e ndërkombëtarëve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme legjislative.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Burimi shprehet se ky kusht nuk është një taktikë politike, por një domosdoshmëri që buron nga konteksti aktual gjeopolitik dhe agjenda e Bashkimit Europian.
Burimi shpjegon se Komisioni Europian, nën drejtimin e Ursula von der Leyen, ka një objektiv të qartë: mbylljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë deri në vitin 2027. Megjithatë, ky proces rrezikohet seriozisht nga raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 14 majit, i cili, sipas tij, vepron si një "shkëmb në mes të rrugës", që pengon përfundimin me sukses të negociatave.
Në këtë kuadër, një reformë zgjedhore e miratuar vetëm në letër, pa u testuar në praktikë, sipas analistit, nuk do të kishte asnjë vlerë reale. "Kjo reformë duhet testuar menjëherë në terren," thekson Burimi, duke shtuar se testi i vetëm i vlefshëm janë zgjedhjet e parakohshme, dhe ata më afërt është ajo e marsit të 2027, së bashku me zgjedhjet lokale.
Analisti paralajmëron se nëse opozita pranon të negociojë dhe miratojë një reformë pa këtë garanci, ajo rrezikon të bjerë në një kurth afatgjatë. Një reformë e tillë do t'i shërbente Brukselit për të deklaruar se Shqipëria i ka përmbushur detyrat, duke i hapur rrugën mbylljes së negociatave.
Kjo, nga ana tjetër, do t'i jepte mundësi kryeministrit Edi Rama të hynte në zgjedhjet e ardhshme të 2029-ës pa asnjë presion dhe pa sanksione, duke përsëritur potencialisht praktikat e manipuluara.
"Përndryshe, kjo PD do shkojë si cjapi te kasapi më 2029-ën, ku asnjë nga zyrtarët aktualë europianë nuk do të jetë më në detyrë për të mbajtur përgjegjësi," argumenton Burimi.
Ai e sheh konjukturën aktuale, ku BE kërkon një integrim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor si kundërpërgjigje ndaj zhvillimeve gjeopolitike, si një pikë të dobët të ndërkombëtarëve që opozita duhet ta shfrytëzojë.
Duke vendosur kushtin për zgjedhje të parakohshme, opozita jo vetëm që do të testonte vullnetin për ndryshim, por do të rilegjitimonte të gjithë procesin politik në vend, duke e kthyer vendimmarrjen tek sovrani.
Duhet që, për mendimin tim, opozita të kushtëzojë pjesëmarrjen e saj në tryezën për reformën zgjedhore me premtimin nga europianët se në Shqipëri do të kenë, do të ketë zgjedhje të parakohshme legjislative. Gonzato, Marta Kos, Von der Leyen, pra ky komisioni, çfarë objektivi kanë? Kanë objektivin që të mbyllin negociatat më 2027. Nuk po hyj në debate pse, domethënë për gjeopolitikë e të tjera e të tjera, plus që e shohim drejt çfarë po ndodh dhe me rusët që gjithçka po përshpejtohet që Europa duhet të bashkohet. E lëmë në një anë. Pra, këtyre i është dhënë ky objektiv. Në këtë objektiv që i është dhënë, vjen një grimcë, ose më mirë një shkëmb i madh, që ia prish pak a shumë këtë objektiv, gafa e Ramës me zgjedhjet dhe raporti i OSBE/ODIHR-it. Ndonëse Marta Kos u mundua ta fshehë, po s'mund ta fshehë.
Ai raport aty është, është vërtet një, unë thashë grimcë me dashamirësi, po është vërtet një shkëmb në mes të kësaj udhe për përfundimin e negociatave. Kur këto negociata të përfundojnë, ato duhet të validohen nga dy blloqe. Duhet të validohet edhe nga blloku që quhet Parlamenti Europian, që do japë dritën jeshile apo dritën, atë kartonin jeshil apo të kuq, dhe nga çdo bllok më vete, pra nga çdo vend anëtar i BE-së. Ka dy mënyra që të tregohet që fëmija jot ka reflektuar. Ose ai fëmija jot të tregon që shiko babi, mbas provimit të keq që mora unë po mësoj çdo ditë. Ose ti thua jo jo, unë dua që të pres dhe provimin e radhës, kur ta marrësh, atëherë po, ta jap këtë dëshirën.
Këtu është çështja sot e instruktorit tim. Mund të bëjë Bylykbashi negociatat. Të dojë Gonzato. Gonzato thotë që u bë reforma për zgjedhore, biles edhe më shumë se ç'tha PD-ja. Çfarë doni ju? Atë reformë Gonzato ose Marta Kos ia çon Parlamentit Europian, ia çon perëndimorëve, europianëve, i bën detyrat ata. Hajde t'i mbyllim negociatat. Domethënë që kur të hyjë Rama në 2029-ën në zgjedhje, ai prapë i vjedh. Pse? Janë mbyllur negociatat, nuk kanë më sanksione. Më kuptove ku e kam fjalën? Po të thotë PD-ja. Unë nuk shkoj në këtë komision, aspak, nëse ti nuk premton për mua, Komisioni Europian, që më 2027-ën të ketë zgjedhje të parakohshme së bashku me ato bashkiake. Në mënyrë që kjo reformë që po bëjmë neve, ky sistem zgjedhor që po, neve po e ndryshojmë, të shohim nëse kapiteni Rama të radhës ta ka reflektuar, do të mbajë zgjedhje të ndershme. Përndryshe, kjo PD do shkojë si cjapi te kasapi më 2029-ën, ku Gonzato nuk është më aty, as Von der Leyen, as zonja Kos.
Pra sot në Shqipëri, problemi nuk është Balluku. Balluku është mjeti. Në Shqipëri është qëllimi. Kush është qëllimi? Të mbahet pushteti me zgjedhje të manipuluara. Kjo është kryefjala. E dëgjon ti këtë sot? S'e dëgjojmë. As Gonzato, asnjeri. Pra për këta perëndimorë, kjo PD ka hyrë në një autostradë katërvjeçare, nga e cila do dalë më 2029-ën. Janë kundër faktit që me një reformë zgjedhore, t'i hidhet dhe një herë, të çojë që Shqipëria i mbushi ato kriteret e Kopenhagenit. Po. Kjo është problemi. Tani, kujdes, se në arsyetimin tim ka dhe një, ka dhe një ngërç. Ata mund të thonë që shikoni, ne po e bëjmë reformën zgjedhore tani dhe testi do jenë, do jetë 2027-a. Pra për bashkiakët. Apo jo? Mund të jetë dhe kjo polemikë. Ja ku po të sulmohem. Dakord, po kush ma thotë mua sot që Rama nuk ishte i gatshëm t'i sakrifikojë zgjedhjet e 2027-ës?
Pra të tregojë një lloj ndershmërie, sepse nuk luhet aty koka e tij. Koka e tij luhet më 2029-ën. Luhet në zgjedhje legjislative aty. Kështu që dhe një herë, për mua janë zgjedhjet legjislative sot. Nëse edhe Gonzato e pranon, ndryshe nga kolegja e tij e cila tha, si quhet ajo, Zonja Marta Kos, që në Shqipëri nuk ka patur zgjedhje të lira. Cila është përgjigja? Kur diçka nuk ka qenë e ndershme, ribëje. Unë kështu e kuptoj në shqip. Apo jo? Kur diçka nuk është bërë mirë, duhet ta ribësh prapë. Pra, qëllimi final nuk është reforma zgjedhore. Qëllimi final është që këto zgjedhje që s'janë bërë mirë, të ribëhen. Pra, që ky pushtet të rilegjitimohet nëse mendon se është i fortë. Të shkojë t'i marrë zgjedhjet në mënyrë të ndershme. Do kërkojnë apo jo zgjedhje të parakohshme? Do thonë ne kërkojmë. Si thoni ju? Këto lloj forumesh si ai i djeshëm, pra, këto lloj forumesh kur diskutohet për reformën zgjedhore, janë forumet evolutive ku PD-ja të tregojë gishtin tregues, okej reformë zgjedhore, po ne nuk e mbarojmë atë, nëse s'kemi premtimin sot që duam një datë kur do mbahen zgjedhjet e parakohshme legjislative. Një datë logjike qëndron është data e marsit, prillit 2027.
Në qoftë se, në qoftë se ti nuk hyn në zgjedhje, kjo është e bërë më vonë. Sepse i duhet thjesht ajo, ajo teserja, ai dokumenti që është firmosur nga Bylykbashi dhe nga Berisha, ne Partia Demokratike jemi dakord me këtë tekst të reformës zgjedhore që e negociove ti. Marta Kos, Gonzato, Von der Leyen, e kanë mandatin 2021-2028. S'janë më aty ata. Po kur të vijnë zgjedhjet 2029-ën, pra kur prapë bëhet një maskaradë, një masakër. Këta thjesht të duan një tekst, ata duan të mbarojnë punën, të mbyllin negociatat.
Marta Kos në Paris, me parlamentarët francezë muajin e kaluar, kur i thanë, o zonjë, ku po shkon ti kështu, këto vende nuk janë ende në normë, në gjendje, janë të korruptuara. Ukraina është e korruptuar. E çfarë thotë ajo? Aman! Që janë ku e ku larg vite dritë nga standardet europiane. Ekonomik, korrupsion, drejtësi, gjithçka, të drejtat e njeriut, themelore. Po këta duan të bëjnë një integrim të përshpejtuar, t'i mbyllin negociatat sa më shpejt, edhe për arsyen e Putinit, edhe për arsyen e Le Penit dhe të AFD-së. Po sot, futesh në Evropë, po mund të vuash prapë. Siç vuan një pjesë e popullit hungarez që nuk është dakord me Viktor Orbanin. Siç vuan ata vetë, vendi i Marta Kosit para, para Covid-it, kur të zgjedhësh një kryeministër si Edi Rama.