Çmenduri me shitjen e fanellave të Neymar, ja sa milion euro përfitoi PSG vetëm për 4 orë

Transferimi i Neymar te PSG-ja është lajmi i ditës që po qarkullon në gjithë botën. Sulmuesi brazilian la Barcelonën duke paguar klauzolën e largimit prej 222 milionë eurosh.

Por, menjëherë pas prezantimit të 25-vjeçarit para mediave, ka nisur shitja e fanelave të tij me një shifër të çmendur.

Mediat franceze raportojnë se në katër orë, janë fituar 10 milionë euro nga shitja e fanellave të brazilianit, të cilat ndahen mes PSG-së, sponsorit teknik dhe dyqaneve.