Putin: Kievi duhet të tërhiqet ose do ta çlirojmë Donbasin me forcë! Umerov takim me Witkoff dhe Kushner në Miami
Rusia do të çlirojë Donbasin dhe 'Rusinë e Re' (territoret e aneksuara në mënyrë të njëanshme ukrainase), Novorossiya me mjete ushtarake ose të tjera, tha Presidenti Vladimir Putin në një intervistë me kanalin televiziv India Today, të cituar nga Tass.
“Gjithçka varet nga kjo: ose i çlirojmë këto territore me forcë, ose trupat ukrainase do të largohen nga këto territore dhe do të ndalojnë së luftuari atje”, theksoi ai.
Sakaq Putin theksoi gjithashtu se takimi me të dërguarit special të presidentit amerikan, Steve Witkoff dhe Jared Kushner "ishte shumë i dobishëm", në intervistën përpara një misioni në vendin aziatik, raporton TASS.
Putin shtoi se "Uashingtoni propozoi ndarjen e planit prej 28 pikash në katër paketa të veçanta. Ata propozuan ta diskutonin atë me ne", tha ai, duke shpjeguar se këto ishin të njëjtat tema të diskutuara me Donald Trump në Alaska.
Kryenegociatori ukrainas, Rustem Umerov do të takohet me Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Miami në orët e ardhshme, konfirmoi ambasadorja ukrainase në Shtetet e Bashkuara Olha Stefanishyna.
Ndërkohë Moska ka konfirmuar rrëzimin e 76 dronëve ukrainas mbi rajonet ruse gjatë mesnatës.
Moska pretendon se mbrojtja ajrore rrëzoi 76 dronë ukrainas mbi rajonet ruse gjatë natës, sipas agjencisë së lajmeve Tass, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes./ ANSA.