FOTO/ Nxënësi bën seks me mësuesen në avion! Ja historia që po thyen rrjetin

Kjo histori vazhdon të dominojë në mediat angleze, por edhe në mbarë kontinentin.

Një djalosh 16-vjeçar bëri seks me mësuesen e tij gjatë një fluturimi në avion.

Klasa po udhëtonte me mësuesen për në një ekskursion.

Sipas "Daily Mail", 16-vjeçari bëri seks me mësuesen e fizikës, Eleanor Wilson, dhjetë vjet më e madhe se ai.

Klasa po udhëtonte drejt Suazilandit në Afrikë.

Djaloshi u rrëfeu miqve të tij atë që ndodhi.

Ai tha se pasi konsumuan disa shishe të vogla me verë në avion, ata përfunduan duke bërë seks të pambrojtur në banjën e avionit.

Jo vetëm kaq, por djaloshi nga një shkollë në Bristol të Britanisë, u tha miqve se ata bënë shpesh seks gjatë udhëtimit në Afrikë.

Një mik i djaloshit tha se ai sapo ishte ndarë nga e dashura e tij.

Sipas tij, ai është një tip Kazanove, pasi kishte shkuar me 15 vajza përpara mësueses së tij.

Miku i djaloshit tha për DM se marrëdhënia mes tyre vazhdoi edhe pas kthimit nga Afrika.

Marrëdhënia doli në dritë, kur një tjetër nxënës tentoi t’i bëjë shantazh mësueses.

Ai i tha asaj se do e bënte publike aferën e saj, nëse ajo nuk bënte seks me të.

Kërcënimet u raportuan në shkollë dhe më pas nisi hetimi.

Mësuesja u pushua nga puna në shkollë dhe ndaj saj ka nisur gjykimi.

Vëllai i mësueses thotë, se ajo nuk ka bërë seks me ndonjë nxënës, duke theksuar se ajo është viktimë e faktit, se është shumë e pashme.

“E di që është shpikur gjithçka për ta shantazhuar,” tha ai.

Hetimi vazhdon.