FOTO/ U ble 222 milion euro, por nuk është Neymar më i paguari në botë, ja emri i tij

Braziliani Neymar me transferimin nga Barcelona te PSG u bë lojtari më i shtrenjtë në botë, duke thyer çdo rekord. Por sulmuesi nuk është më i paguari.

Mund të duket e habitshme, por futbollisti më i paguar është Carlos Teves. Argjentinasi përfiton 38 milion euro në sezon te klubi kinez Shanghai Shenhua.

Neymar renditet në vend të dytë me 30 milion euro, ndërsa i treti është Lavezzi me 26.5 milion euro në sezon.