'Janë turistë të mirë '/ Eksperti Maçi: Shqiptarët kur janë jashtë vendit nuk i kursejnë paratë, ja si i shpenzojnë

Kur kalojnë kufirin, shqiptarët duket se lënë pas çdo hezitim për të shpenzuar. Dëshira për të përjetuar një eksperiencë të re dhe për t'u shkëputur nga përditshmëria i shndërron ata në turistë idealë, me një buxhet të caktuar posaçërisht për t'u shijuar në maksimum.

Eksperti i turizmit Leonard Maçi, i ftuar në 'KUSH PAGUAN' në SYRI TV u shpreh se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë jashtë vendit planifikojnë me kujdes shpenzimet e tyre me qëllimin e qartë për të mos kursyer. Sipas Maçit, nga seancat e gjata të shopping-ut deri te darkat në restorante, çdo detaj është menduar. Kjo tendencë për të shpenzuar maksimalisht tregon se udhëtimi nuk shihet thjesht si një lëvizje fizike, por si një investim në kujtime dhe kënaqësi.

Maçi shprehet se përtej blerjeve dhe ushqimit, interesi shtrihet edhe në aspektin kulturor dhe argëtues. Shqiptarët kërkojnë të vizitojnë monumente kulture dhe të marrin pjesë në evente të ndryshme që përkojnë me datat e udhëtimit të tyre. Kjo i bën ata “turistë të mirë” në sytë e ekonomive pritëse, pasi kontribuojnë aktivisht në sektorë të ndryshëm.

'Ky realitet, megjithatë, nuk vlen për të gjithë.' 0 u shpreh Maçi, sipas tij, ekziston një pjesë e popullsisë me mundësi modeste, për të cilët edhe një shkëputje e shkurtër është një luks i vështirë për t'u arritur. Për ta, dëshira për të ndryshuar ambient dhe për të dalë nga rutina mbetet shpesh vetëm një ëndërr.

Maçi:

Por fatkeqësisht, fatkeqësisht nuk e kanë këtë mundësi për t'u larguar dhe për të përfituar, domethënë, nga ditë të caktuara për ë për të shikuar një çikë, domethënë se çfarë ndodh dhe me botën e jashtme, me ambientin e jashtëm e kështu me radhë.

Sigurisht që në pjesën e personave ose individëve shqiptarë që duan të ikin, sigurisht që në në pjesën e të shijuarit të gjësë, shqiptari kur shkon jashtë, ai që ka vendosur, vendos që të shpenzojë maksimalisht, pra në shopping, në pjesa më e madhe, mendoj, domethënë, por aty ku ulen dhe konsumojnë nëpër restorante, marrin parasysh çdo gjë, pra krijon një buxhet të caktuar në mënyrë që ato ditë që shkojnë atje ta shijojnë sa më shumë.

Pra qoftë edhe me dëfrimin, domethënë sipas dëshirave, pra monumentet e kulturës, shopping, ndoshta evente të caktuara që përkojnë me ditët ku ata shkojnë. Dhe thënë kjo, domethënë shqiptarët, shqiptari është një turist i mirë kur shkon jashtë. Pra, këtu pastaj mbetet pjesa e e asaj popullate, e cila ka mundësi modeste për të shpenzuar ashtu siç thoshte dhe ai zotëria i moshuar që thoshte këtu aq e kemi mundësinë për të shpenzuar dhe kaq. Kënaqemi domethënë, po thjesht është ajo dëshira për të dalë dhe për të ndryshuar diçka. Pra, për të mos mbetur tek rutina.