Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Qitësi dyshohet të jetë shtetas i huaj
Të dhëna të tjera dalin në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 nëntorit, ndërsa sipas gazetares së Syri TV, personi që qëlloi me armë ndaj Mëhallës, dyshohet të jetë shtetas i huaj.
Këto dyshime, sipas burimeve, janë ngritur pas analizimit të të dhënave dhe provave të administruara deri në këtë fazë të hetimit.
Ende nuk është arritur të identifikohet ekzekutori ndërsa pistat hetimore mbeten të hapura.
Lidhur me vrasjen është arrestuar Nevzat Spahos, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e biznesmenit.
29-vjeçari nga Prrenjasi rezulton person i dënuar më parë për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes dhe vjedhje.
Për vrasjen e biznesmenit janë në kërkim edhe Marselo Arani dhe Armando Kola të cilët dyshohen si bashkëautorë në vrasje.