Saraçi: Reforma në Drejtësi është politizuar dhe ka prodhuar pasoja të rënda për sistemin

Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi, ngriti një sërë kritikash ndaj mënyrës si është konceptuar dhe zbatuar reforma në drejtësi në emisionin ‘Task-Forcë’ me Sonila Meçon , duke e cilësuar atë të politizuar dhe të mbushur me ndikime të jashtme.

Ai përmendi figurat e përfolura që, sipas tij, janë paraqitur si ekspertë gjatë procesit, si dhe organizatat që kanë përfituar fonde të mëdha për reduktimin e stokut të dosjeve, rezultatet e të cilave, sipas tij, jo vetëm që nuk u arritën, por u përkeqësuan. Saraçi theksoi gjithashtu problemet e krijuara nga mbyllja e gjykatave, procesi selektiv i vetingut dhe politizimin e Shkollës së Magjistraturës, duke paralajmëruar se këto zhvillime mund të lënë pasoja afatgjata në sistemin shqiptar të drejtësisë.

Romir Saraçi: Në atë kohë, kur nisi reforma në drejtësi ose vijimi i saj, na u shfaqën Charles McGonigal dhe shokët e tij në Tiranë dhe na shiteshin si ekspertë, ekspertë të drejtësisë, si ekspertë të ligjbërjes dhe të vendosjes së drejtësisë, plus edhe këta ekspertë që janë sot drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe të cilët në atë kohë ishin drejtues të OJF-ve të George Sorosit. Dhe sot po prapë këta janë njerëz në, në pjesën drejtuese të institucioneve të reja. Pra, ky ishte një shqetësim dhe shqetësimi tjetër që ishte, që taksapaguesit amerikanë bashkë me ata shqiptarë kanë paguar për zgjidhje, pra për kohën, për shpejtësinë, dhe vlen të kujtojmë që vetëm një prej OJF-ve të Delina Ficos, ka marrë 10 milionë euro dhe e di për çfarë? Për të ulur stokun e dosjeve në sistemin e drejtësisë.

Pra, vetëm Delina Fico ka marrë 10 milionë euro me OJF-të e George Sorosit dhe stoku jo që nuk u ul, për të cilën u pagua, po sipas kongresmenit, ishte mos gaboj, nënkryetar, nënkryetari, kryetari i nënkomisionit për për Europën, që ishte, është zë zyrtar thotë, nga 16.000 shkoi në, shkoi në 200.000. Pra, këto janë dy panoramat e mëdha. Po çfarë ndodhi për ne që e njohim drejtësinë këtu? Të jemi real me njëri tjetrin. U bë harta territoriale. Çfarë solli harta territoriale? Se ishte po prapë këshillimi i kryer dhe i institucioneve të cilat në atë kohë drejtoheshin nga, nga juristë, nga personazhe, që sot kërkojnë prapë të bëhen, të qëndrojnë pjesë e drejtësisë, mbyllën gjykatat në rang vendi dhe sollën këtë problem që u vra i ndjeri në sallën e gjyqit.

Procesi i vetingut, i pamenduar, me shpatë të madhe dhe në mënyrë selektive. Dhe më, dhe më, dhe më, dhe më e rëndësishmja për mua është sot funksionimi në mënyrë politike i Shkollës së Magjistraturës. Sot ka magjistratë, por nuk emërohen. Nuk emërohen, e di pse? Sepse është, është politizuar. Po të hapësh listat e Shkollës së Magjistraturës, nuk dua, nuk dua t'i etiketoj të gjithë ata që janë në shkollë sepse mund të ketë studentë shumë të mirë. Janë zyrtarë, ke emra në shkollën e magjistraturës që po të hapësh databazat e patronazhistëve, i ke patronazhistë. Përveç se kanë qenë zyrtarë të Partisë Socialiste me emërime politike, por dhe kanë punuar për llogari të Partisë Socialiste. Prandaj vijohen të mbahen vakancat që të disa prej tyre mund të kenë dalë dhe disa të tjerë do të dalin, prandaj mbahen këto vakanca që të zihen nga këto individë. Dhe këto pasoja, në qoftë se nuk do ketë ndërhyrje nga ata që kanë financuar, këto pasoja do jenë 50 vjeçare, për mos thënë edhe më gjatë.