28 vjeçarja nga Tirana denoncon 75 vjeçaren në polici. Ja çfarë ndodh mes nuses dhe vjehrrës

Një vajzë e re, banuese në Tiranë, i është drejtuar Policisë së kryeqytetit me një kallëzim ndaj vjehrrës së saj, pasi nuk mund të duronte më dhunën e vazhdueshme fizike dhe psikologjike që i bëhej.

Burimet zyrtare nga Policia e Tiranës, bëjnë me dije se më datë 03.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtje për shtetasen E.B, vjeç 28, banuese në Tiranë.

Mësohet se vjehrra e të resë, me të cilën jetonin në një shtëpi pas martese, shtetasja me inicialet M.B, 75 vjeçe, ushtron në mënyrë të vazhdueshme dhunë fizike e psikologjike ndaj nuses së djalit.

Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.