Diego Costa nis betejën ligjore me Chelsea-n

Ka nisur një “luftë” e hapur ndërmjet Chelsea dhe Diego Costa. Avokati i lojtarit, Ricardo Cardoso, dorëzoi kërkesën formale për shitjen e sulmuesit, që synon huazimin për gjashtë muaj te Milani dhe më pas kalimin te Atletico Madrid.

Avokati kërcënoi betejë ligjore ndaj klubit londinez, nëse nuk merr parasysh pretendimet e Diego Costas, pasi më parë Conte e largoi nga ekipi.