Takime të rëndësishme/ Mediu merr pjesë në Forumin e IDU që po zhvillohet në Washington DC
Kryetari i Partisë Republikane Shqiptare Fatmit Mediu po merr pjesë në Forumin e IDU (Unioni Ndërkombëtar për Demokraci) që po zhvillohet në Washington DC.
“Në hapje të Forumit pata kënaqësinë të takohesha dhe bisedoja me ish Këshilltarin për Sigurinë të Presidentit Trump Robert O’Brein”, shkruan Mediu në një mesazh postuar në rrjetet sociale.
Mesazhi:
Forumi i IDU(Unioni Ndërkombëtar për Demokraci) po zhvillohet në Washington DC. Partia Republikane dhe Partia Demokratike janë anëtarë të këtij unioni të partive konservatore nga shumë vende të botës si dhe Partia Republikane Amerikane.
Në hapje të Forumit pata kënaqësinë të takohesha dhe bisedoja me ish Këshilltarin për Sigurinë të Presidentit Trump Robert O’Brein, Anëtar i Bordit të Inteligjencës pranë Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump. O’Brein ka qënë dhe ngelet një mik i shqiptatëve dhe mbështetës i Kosovës, në fjalën e tij ai vuri theksin në mbështetje të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia.
Kryetari i IDU ish Kryeministri Kandez Stephen Harper është një mik i vjetër që ka mbështetur abtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe opozitën shqiptare.
Po ashtu diskutova me Presidentin e Institutit Republikan Daniel Tëining dhe Drejtorin e IRI Stephen Nix për problemet e zgjedhjeve të manipuluara në Shqipëri, krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe përdorimin politik të gjyqësorit kundër opozitës.
Diskutuam për angazhim dhe mbështetje të IRI në kuadër rajonal kundër influencës keqëdashëse të Kinës dhe Rusisë në Ballkan.