Bayern në krizë para Superkupës me Dortmundin, Ancelotti në hall për formacionin

Bayerni po përballet me krizën e dëmtimeve të lojtarëve, gjë që po ndikon edhe në rezultatet e dobëta edhe në ndeshjet parasezonale.

Ndërsa në Superkupën e Gjermanisë ndaj Dortmundit, gjiganti bavarez do të jetë pa shtatë futbollistë të dëmtuar. Lajmi është konfirmuar nga trajneri, Carlo Ancelotti.

“Manuel Neuer, Jerome Boateng, David Alaba, Juan Bernat, Thiago, James dhe Arien Robben nuk janë të gatshëm për nesër”, tha Ancelotti në konferencën për media.

Bernat pritet të mungojë 2-3 muaj, ndërsa të tjerët do të jenë të gatshëm për javën e parë të Bundesligës, më 18 gusht.