Klos, dy makina përplasen tek 'Ura e Vashës'

Rreth orës 12:10, në vendin e quajtur "Ura e Vashës", është  përplasur automjeti tip "furgon" që transporton mallra, me drejtues shtetasin M.M., me automjetin tip "Golf", me drejtues shtetasin V.P. 

Si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, informoi sot policia.