Berisha: Unë e bëra Foltoren për të shpëtuar PD-në nga kontrolli mafioz i Edi Ramës

Berisha deklaroi se nisma e tij e Foltores lindi si një akt i domosdoshëm për të shpëtuar Partinë Demokratike nga ajo që ai e cilëson “kontroll mafioz i Edi Ramës dhe strukturave të lidhura me të”.

Në deklarata për media Berisha sqaroi se Foltorja u krijua brenda strukturave të PD-së për shkak se drejtimi i atëhershëm i partisë, sipas tij, kishte tradhtuar kauzën e demokratëve dhe kishte hyrë në varësi politike e juridike nga qeveria Rama.

Lideri i opozitës theksoi se misioni i Foltores ishte rikthimi i pavarësisë së PD-së, mbrojtja e votës dhe çlirimi i opozitës nga influencat që kishin paralizuar funksionimin e saj si forcë kryesore kundër qeverisë.

Berisha kujtoi gjithashtu se gjatë karrierës së tij ka dhënë dorëheqje në të gjitha postet madhore, duke theksuar se sot po vijon betejën në kushte të vështira për të motivuar qytetarët drejt përmbysjes së “diktaturës së Edi Ramës”.

Në vijim, deklarata e tij e plotë:

E bëra brenda strukturave për faktin se kreu i strukturave kishte tradhtuar kauzën e mbarë demokratëve.
E bëra për të shpëtuar PD-në nga kontrolli mafioz i Edi Ramës dhe të tjerëve, dhe i sorosianëve.
E bëra sepse Edi Rama i kishte hapur dy procese Lulzim Bashës, njërin për Toyota Yaris, tjetrin për Nik Muzinin dhe çonte Engjëll Agaçin dhe e gradonte si donte.
E bëra për të shpëtuar forcën kryesore të opozitës nga kontrolli mafioz i Edi Ramës...
...Jo, nuk kam 30 vite. Unë jam modeli i dorëheqjes në Shqipëri. Kam dhënë dorëheqje si President i Republikës, kam dhënë dorëheqje si kryetar partie, kam dhënë dorëheqje si kryeministri vendit.
Kam drejtuar opozitë, pastaj kam dalë pothuajse një deputet i thjeshtë. Jo, nuk është ashtu.
Unë përsëri po luftoj për një mision në kushte shumë të vështira, mbrojtjen e votës së qytetarëve.
Ajo është realizuar në konceptin që kam unë për mbrojtjen e votës.
Tani vazhdoj misionin për të përmbysur së bashku me shqiptarët, për të motivuar shqiptarët të çlirohen nga kjo diktaturë.
Kaq!