Berisha: Foltoret nuk mund të jenë të përditshme, por do jenë në të gjithë territorin e Shqipërisë
Berisha, njoftoi se foltoret e Partisë Demokratike nuk do të jenë të përditshme, por do të zhvillohen në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Lideri i opozitës theksoi se këto foltore do të shërbejnë si hapësira ku demokratët dhe qytetarët mund të debatojnë, të propozojnë, të kritikojnë dhe të japin sugjerimet e tyre mbi situatën aktuale politike.
Deklarata e plotë:
Foltoret nuk mund të jenë të përditshme, por do jenë në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Jemi në atë situatë që krahas analizës që do bëhet do ketë edhe foltore në të gjithë territorin e vendit, ku demokratët, por edhe qytetarët të debatojnë, të propozojnë, të kritikojnë, të sugjerojnë ato që mendojnë për këtë situatë.