Berisha: Në Kongresin amerikan u denoncua persekutimi i opozitës dhe sulmi ndaj pluralizmit politik
Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se në Kongresin Amerikan u denoncua persekutimi i opozitës shqiptare dhe sulmet ndaj pluralizmit politik.
Berisha theksoi se PD është në një analizë të vet të brendshme, edhe në betejë kundër Edi Ramës për vjedhjet dhe abuzimet e ti dhe se do të vijojë të denoncojë mega-aferën korruptive të tunelit të Llogarasë dhe përpjekjet e qeverisë për të penguar drejtësinë.
Lideri i opozitës shtoi se PD ka forume të organizuara, nga kryesia tek Këshilli Kombëtar dhe seksionet, që po mblidhen për diskutime dhe analiza, dhe çdo aktivitet jashtë tyre nuk përfaqëson partinë.
Berisha e përmbylli deklaratën e tij duke nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes individuale dhe thelbin e lirisë, duke lidhur këtë parim me qëndrimin e opozitës kundër abuzimeve të qeverisë.
Pjesë nga fjala e Berishës sot në selinë PD
Këto janë veprimtari tërësisht private, nuk kanë asnjë lidhje me PD-në.
E them edhe njëherë, janë në funksion të këtij apo atij interesi, kjo mbetet për t’u parë, por PD ka forumet e saj demokratike, nga kryesia, Këshilli Kombëtar, tek seksioni.
Që të gjitha do mblidhen dhe kanë filluar të mblidhen për të bërë diskutime dhe analizën e punës.
Por aktualisht PD ka dy objektiva kryesore, së pari po merret çdo ditë dhe po denoncon mega-aferën korruptive, të pashembullt të tunelit të Llogarasë dhe bllokimin që po përpiqet t’i bëjë drejtësisë Edi Rama duke bërë avokatin e Lubi Ballukut.
Së dyti po merret me analizën e punës së saj, pas mbylljes së vlerësimit ndërkombëtar, damkosjes së zgjedhjeve.
Ju duhet ta dini se edhe dje, në Kongresin e SHBA, dëshmitarë të thirrur nga Kongresi për dëshmi, kanë bërë deklarata në të cilat u kanë kërkuar autoriteteve amerikane, kanë njoftuar, kanë denoncuar persekutimin e opozitës dhe sulmin ndaj pluralizmit politik.
Farsën zgjedhore dhe lidhjet me krimin.
Pra PD është edhe në një analizë të vet të brendshme, edhe në betejë kundër Edi Ramës për vjedhjet dhe abuzimet e tij.
Nuk ka, nuk mund të ketë, ne kemi forumet.
Kush del jashtë forumet, del. Nuk i përfill forumet, është puna e tij, është zgjedhja e tij.
Një gjë do të them, po të shkosh në vitin 1990, po të lexosh një intervistë timen dhënë gazetës Drita, do gjesh aty se për Sali Berishën, thelbi i lirisë është zgjedhja.
Në fakt, nuk jam origjinal, ky është nocioni ekzistencialist për lirinë.
Kështu që çdo njeri bën zgjedhjen e vet.